SHBA

Rekord të zi ka shënuar SHBA sot pasi 1 mijë e 736 persona, si asnjë herë më parë humbën jetën prej COVID-19.

Tashmë nr. total i viktimave në SHBA shënon 12 mijë e 722 teksa të infektuarit kanë kapur 400 mijë.

Në një konferencë për shtyp Presidenti Donald Trump mendoi se ky është piku i vdekjeve dhe të infektuarve për SHBA. Ndërkohë vetëm Nju Jorku që është tashmë pika e nxehtë jo vetëm e SHBA por dhe e botës shënoi 731 viktima.

Gjithsesi kjo shifër pritet të rritet pasi disa shtete në SHBA nuk kanë përditësuar ende të dhënat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb