SHBA – Një dron që rrinte në ajër mbi Shtëpinë e Bardhë gjatë natës së shkuar, u rrëzua nga Shërbimi Sekret, pavarësisht se sipas zëdhënësit Brian Leary, ajo pajisje dukej sikur nuk paraqiste rrezik.

Shërbimi Sekret tha për mediat amerikane se droni ishte parë nga një oficer në jug të Shtëpisë së Bardhë, duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët. Por, pak pas orës 3 të mëngjesit, u urdhërua që ai të rrëzohej menjëherë.

Rrëzimi i dronit përbën një nga incidentet e fundit të lidhura me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë. Ai vuri në lëvizje të gjithë oficerët, që nisën ta ekzaminojnë atë. Zëdhënësi tha se hetimi sapo ka nisur për qëllimin e ngritjes së kësaj pajisjeje dhe cili ishte komanduesi i saj.

Droni u pa në kohën kur Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama po udhëtonin në Indi. Por, ende nuk dihet nëse në Shtëpinë e Bardhë ndodheshin vajzat e tyre, Sasha dhe Malia me gjyshen e tyre, Marian Robinson, që gjithashtu jeton në Shtëpinë e Bardhë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb