SHBA

Dokumentari aq shumë i diskutueshëm ‘Leaving Neverland’, cili tregon mbi dyshimet për abuzimet seksuale të Michael Jackson me dy fëmijë do të transmetohet në SHBA ditën e sotme dhe të nesërme.

Dokumentari i drejtuar Dan Reed do të ndahet në dy pjesë. Pavarësisht padisë për shpifje të familjes së mbretit te pop-it, të cilët kanë kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim dokumentari do të transmetohet.

Dy djemtë, të cilët pretendojnë se janë viktima të abuzimeve të këngëtarit të vdekur, Wade Robson 36 vjeç dhe James Safechuck 40 vjeç kanë hedhur akuza të forta.

Ata kanë deklaruar se këngëtari i muzikës pop rekturtonte fëmijë nga familje të varfra dhe më pas abuzonte me ta. James Safechuck ka thënë se ai është njohur me Michael Jackson kur ishte dhjetë vjeç dhe se ky i fundit i vardisej. Ai tregoi se ka përjetuar momente shumë të vështira pasi këngëtari ka abuzuar me të për shtatë vjet me radhë.

“Tani dua të flas për të vërtetën me të njëjtën forcë që më parë më ka bërë të hesht”- ka thënë Wade Robson në dokumentar. Ky dokumentar tritet që t’i hapë telashe të reja familjes Jackson. Në viitn 2013 Robson denoncoi këngëtarin për abuzim seksual por çështja u arkivua dhe la në harresë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb