Koreja e Veriut akuzoi sot Shtetet e Bashkuara për prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë, duke përsëritur të akuzat ruse, të cilat janë  kundërshtuar nga OKB-ja që në mars.

“Uashingtoni ka krijuar laboratorë të shumtë biologjikë në dhjetëra vende dhe rajone, duke përfshirë Ukrainën në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”, shkroi agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA, duke iu referuar elementeve të “zbuluara” nga Rusia.

Pheniani, aleati i Moskës, ka akuzuar gjithashtu Uashingtonin se është kryetari i terrorizmit biologjik që e zhyt njerëzimin në shkatërrim dhe për zhvillimin e luftës bakteriologjike gjatë Luftës Koreane në vitet 1950.

Pretendimet për Luftën Koreane janë bërë disa herë më parë nga Pheniani, Pekini dhe Moska, dhe Uashingtoni i ka mohuar këto akuza.

Në shkurt, Pheniani deklaroi se politika e SHBA është shkaku i luftës ukrainase.

Koreja e Veriut ka njohur zyrtarisht dy zona të vetëshpallura separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb