SHBA-Të paktën 9 persona janë vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes bandave rivale me motorra në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Përplasja ka nisur fillimisht brenda një restoranti në një qendër tregtare në qytetin Waco dhe më pas ka vijuar edhe jashtë. Sipas policisë 8 persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një vdiq në spital.

Të paktën 18 persona të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi i policisë në qytetin Waco Patrick Swanton tha se përplasja nisi fillimisht me grushte, më pas me zinxhirë dhe thika dhe përfundoi me armë zjarri.

‘Këto banda janë shumë të dhunshme dhe armiqësore’- tha më tej Swanton, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin frekuentimin e zonës, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=bI4IpKrAd9M

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb