Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 894.316, prej të cilëve 3.388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 75,63 milionë, me 145.384 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,48 milionë raste të konfirmuara dhe 80.497 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 89 milionë kanë marrë tri doza.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb