SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve shmangu një bllokim të qeverisë amerikane të enjten, duke kaluar me zor një faturë shpenzimesh prej 1.1 trilionë dollarësh përkundër kundërshtimeve të fuqishme të demokratëve dhe republikanëve.

Votimi erdhi pas një dite të gjatë e dramatike grindjesh në Kapitol Hill që u kurorëzua me një aleancë tepër të vështirë ndërmjet Presidentit Barack Obama dhe kryetarit të Dhomës, John Boehner, armiq në të shkuarën në betejat për buxhetin, por në të njëjtën anë këtë herë.

“Ne kemi votat e mjaftueshme, aq sa për t’iu thënë republikanëve të mos e bëjnë më kurrë këtë,” – iu tha anëtarëve të partisë së saj, kryetarja e Dhomës së Demokratëve, Nancy Pelosi, prapa dyerve të mbyllura.

Në debatet që shoqëruan ligjin, disa demokratë kërkuan heqjen e një dispozite që lejonte rritjen në masë të kontributeve individuale për partitë politike kombëtare gjatë zgjedhjeve federale, që arrinte deri në 777 600 USD në vit.

Ky debat vuri përballë Obamës, Pelosi-n, një ndër aleatet e tija më besnike në Kongres, por Obama dhe administrata e tij bëri një fushatë të fuqishme në minutën e fundit për të bindur demokratët t’i linin mënjanë kundërshtitë e tyre. Përpjekjet për të shpëtuar faturën, i zemëruan disa demokratë.

Në votimin me rezultat 219 me 206, 67 republikanët e hodhën poshtë projektligjin e shpenzimeve, por kjo u kompensua nga 57 demokratët që kanë votuar pro.

Menjëherë pas kalimit të faturës së shpenzimeve, si Dhoma e Përfaqësuesve, ashtu edhe dhe Senati miratuan një afat prej 48-orësh për t’i lejuar Senatit më shumë kohë për ta shqyrtuar dhe debatuar atë sot, të premten.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: