Shock në Utah. Një grua ka lajmëruar policisë sepse djali i saj autik kishte një krizë dhe bërtiste me të madhe. Agjentët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë urdhëruar 13-vjeçarin të shtrihej në tokë dhe teksa ai nuk i është bindur urdhërit kanë hapur zjarr ndaj tij, duke e goditur adoleshentin disa herë.

Djali, emri i të cilit është Linden Cameron është shtruar tani në spital me plagë në shpatull, kavilje, zorrën e trashë dhe kanalet urinare. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe mamaja e djalit Golda Barton, ka treguar për mediat lokale që lajmëroi 911 për të kërkuar ndihmë, duke parë që djali i saj po kalonte një krizë.

Gruaja sapo ishte kthyer në shtëpi pas ditës së parë të punës, pas rreth një viti në shtëpi dhe ka gjetur djalin e saj që po kalonte krizë për shkak të ndarjes nga e ëma.
‘Nuk ishte i armatosur, po përpiqej vetëm të tërhiqte vëmendjen. Agjentët nuk duhet të përdornin atë forcë që përdorën’, ka shpjeguar Golda Barton. ‘Policia është prezantuar në derë e armatosur deri në dhëmbë dhe teksa ai ka kundërshtuar për tu shtrirë në tokë kanë hapur zjarr’, ka shtuar gruaja.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: