Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë të ditur sot paketën e radhës të sanksioneve ndaj pesë oligarkëve dhe zyrtarëve rusë.

Sanksionet e fundit kanë vënë në shënjestër një biznesmen jahtesh të lidhur me Kremlinin dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë ruse.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Putinit dhe menaxheri i pasurive, Sergei Roldugin, i cili është edhe kujdestari i pasurisë Off Shore të presidentit rus Vladimir Putin, është gjithashtu pjesë e listës së personave të sanksionuar.

Pjesë e listës është gjithashtu edhe Maria Zakharova, zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse; Alexey Mordashov, një nga miliarderët më të pasur të Rusisë; dhe anëtarët e familjeve dhe subjektet e lidhura me oligarkët dhe zyrtarët.

Sanksionet kanë shënjestruar edhe Sergei Roldugin, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i cili tashmë është nën sanksionet e BE-së.

“Elitat ruse, të lidhur me presidentin Putin dhe duke përfshirë edhe këtë të fundit,, mbështeten në rrjete komplekse suporti për të fshehur, lëvizur dhe ruajtur pasurinë dhe asetet e tyre luksoze. Veprimi i sotëm tregon se Thesari mund dhe do të ndjekë ata që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre interesave të paligjshme.

Ne do të vazhdojmë të zbatojmë sanksionet tona dhe të ekspozojmë sistemet e korruptuara me të cilat presidenti Putin dhe elitat e tij pasurohen”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti i thesarit shënjestroi gjithashtu 16 objekte, shtatë anije dhe tre avionë. Midis tyre ishin dy jahte, të cilat thesari i identifikoi si pronë e bllokuar mbi të cilën presidenti Vladimir Putin ka interes.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizenjuara për të rritur presionin ndaj presidentit rus Putin.

“Sanksionet e fundit, të lëshuara nga Departamenti i Thesarit dhe i Shtetit, synojnë asetet luksoze të disa elitave të shquara ruse – duke përfshirë disa jahte dhe avionë që u përkasin bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ‘kompanitë e menaxhimit dhe shërbimeve të aseteve luksoze’ që punojnë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së”, thuhet në një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb