SHBA- Shtetet e Bashkuara ofruan një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që do të ofrojë informacion mbi udhëheqësin ushtarak të degës së al-Kaedës në Siri, al-Nusra.

Departamenti i Shtetit tha se ofronte shpërblimin për informacione “që të do të çojnë në identifikimin apo vendndodhjen” e Abu Mohammed al-Golanit, i klasifikuar si “terrorist ndërkombëtar” në vitin 2013.

Ky është shpërblimi i parë i ofruar nën programin e Departamentit të Shtetit, “Shpërblimi për Drejtësi”, shkruan “Voa”.

Abu Mohammed al-Golani, një shtetas sirian i cili besohet të jetë rreth të 40-ve, është udhëheqësi i frontit al-Nusra. Departament Amerikan i Shtetit e përcaktuar atë si “organizatë e huaj terroriste”.

Grupi i njohur gjithashtu edhe si fronti Fatah al-Sham, i prishi zyrtarisht lidhjet me al-Kaedën vitin e kaluar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: