Nga: ILIR SINANAJ*
Një satelit izraelit, Amos-6, që do të mundësonte shërbime të rrjetit social ‘Facebook’ në Afrikë, u shkatërrua në shpërthimin e raketës ‘Falkon 9’. Lajmin e bën të ditur Korporata e Teknologjive të Eksplorimit Hapësinor apo ‘Speis Eks’.

Raketa ‘Falkon 9’ shpërtheu në kozmodrom në Keip Kanaveral, në Florida, ndërsa në zonë pati një stuhi tropikale. Sipas ‘Speis Eks’ gjatë përgatitjeve pati një anomali, e cila rezultoi në humbjen e mjetit të transportit hapësinor dhe ngarkesës që do të transportonte.

Ndërkohë ‘Speis Eks’ tha se shpërthimi ndodhi gjatë fazës së furnizimit me karburant të raketës. Nga ana tjetër forcat ajrore të SHBA-ve bënë të ditur se shpërthimi nuk shkaktoi viktima.

Sateliti Amos-6 që do të transportohej nga raketa ‘Falkon 6’, ishte një nismë e kryesuar nga rrjeti social ‘Facebook’, që ndër të tjera, te mundësonte internet të cilësisë së lartë në kontinentin e Afrikës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb