Nënkryetari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes përgjegjës për Evropë dhe NATO, Andrew Winternitz, deklaroi mbrëmë se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400, ka brenda vetes “rreziqe të papranueshme”, dhe nga shkaku i kësaj shpreson që Ankaraja të mos realizojë këtë blerje.

Komentet e tij Winternitz i bëri në një forum të mbajtur në Washington të titulluar “E ardhmja e bashkëpunimit të sigurt transatlantik”, të cilin e organizoi Bashkimi Evropian (BE) dhe magazina prestigjioze “Foreign Policy”.

Duke u përgjigjur një pyetjen e parashtruar rreth blerjes turke nga Rusia të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, Winternitz tha se kjo përmban në vete “rreziqe të papranueshme”.

Siç bëri të ditur Winternitz, administrata amerikane vazhdon negociatat me Ankaranë zyrtare mbi këtë temë.

“Kjo blerje nuk është në harmoni me angazhimin e Turqisë në NATO”, tha ai.

Zyrtari amerikan nuk deshi të përgjigjet në pyetjen se cila do të jetë përgjigjja amerikane nëse Turqia blen nga Rusia sistem S-400.

“Ne shpresojmë që Turqia të mos blejë sistemin S-400 nga Rusia”, tha Winteritz.

Ai tha se marrëdhënia që ka Amerika me Turqinë është shumë e shtrirë dhe se ky partneritet strategjik do të mbetet, për të shtuar se “tani mbetemi me shpresë se do të mund ta diskutojmë këtë çështje me ata”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb