Hetimi i OBSH-së në Kinë për origjinën e pandemisë së koronavirusit duhet të jetë i thellë dhe i qartë, konfirmoi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

 

“Është e domosdoshme që të arrijmë në fund të gjërave përsa i përket shfaqjes së pandemisë në Kinë”, theksoi ajo në prag të fillimit të hetimit në terren nga ekspertët e OBSH-së.

“SHBA-ja do të mbështesë një hetim ndërkombëtar që sipas nesh duhet të jetë i thellë dhe i qartë”, shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb