Shteti amerikan i Kalifornisë po përgatitet të paguajë kompensim për qindra njerëz të cilët janë sterilizuar me arsyetimin se nuk janë të përshtatshëm për të pasur fëmijë.

Vendimi për të paguar kompensim viktimat e sterilizimit në Kaliforni u miratua nga Asambleja e Shtetit.

Në përputhje me vendimin që do të hyjë në fuqi pas miratimit të guvernatorit Gavin Newsom, Kalifornia do të bëhet “shteti i tretë që paguan kompensim për viktimat e sterilizimit të detyruar që ka prekur personat madje të moshës 13-vjeçare”, pas Virxhinias dhe Karolinës së Veriut.

Sterilizimi i detyruar në Kaliforni daton që nga viti 1909, ndërsa shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se 20.000 njerëz ishin viktima të kësaj praktike.

Në kuadër të vendimit, kompensim do të paguhet për të burgosurit që janë sterilizuar me forcë në burgje, ndërsa aktivistët amerikanë për të drejtat e njeriut deklarojnë se rreth 600 viktima të mbijetuar të sterilizimit mund të përfitojnë nga kompensimi.

– Lëvizja Eugjenike

Sipas një ligji të miratuar në Kaliforni në vitin 2014, sterilizimi për qëllime të kontrollit të lindjes u ndalua në burgje, mirëpo sterilizimi vazhdoi “për arsye shëndetësore”.

Kur Lëvizja Eugjenike (eugenics movement) arriti kulmin në vitet 1930, pasuesit e tij besonin se një racë njerëzore superiore mund të arrihej duke sterilizuar personat me sëmundje mendore, paaftësi fizike dhe karakteristika të tjera të padëshirueshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb