Forcat Speciale të ushtrisë amerikane kanë stërvitur Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare. Ambasada e SHBA ka publikaur pamjet nga stërvitja e trupave në disa disiplina ushtarake.

“??️ | Zyrtari i Lartë dhe Atashehu i Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane në Tiranë David Millner, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në Mbrojtje Erol Munir dhe Zëvendës Shefi London Nagai, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, morën sot pjesë në një stërvitje dhe garë aftësish ushtarake, ku Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme.

Ky ishte aktiviteti përmbyllës pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (SOCEUR) kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik. Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikimi. Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë, #KrahPerKrah, gjithmonë”, shkruan ambasada amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb