Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA, deklaroi se Uashingtoni penalizoi simbolin e tranzicionit shqiptar.

Minxhozi theksoi se u godit një figurë simbol i kulturës së urrejtjes, duke shtuar se frazat e Uashingtonit ishin të ashpra dhe ngjajnë si fraza në hetuesi.

“Jemi në një gjendje të re. SHBA kanë hyrë në vathën e politikës shqiptare dhe po kapin prej brirësh dashin që i prin kopesë. SHBA kanë penalizuar simbolin e tranzicionit shqiptar.  SHBA-të dhanë mesazhin se tranzicioni në Shqipëri duhet të marrë fund. Unë mendoj se SHBA kanë bërë një veprim të drejtë, goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes, një njeri që ka imponuar vullnetin e tij mbi institucionet, që ka futur një kulturë ndarje dhe jo bashkëpunimi.

Është goditur një person që vinte nga larg dhe ka ardhur koha të ikë. SHBA goditi dhunshëm. Ka që thonë na sillni prova. SHBA thotë në shtëpinë tuaj mbajeni, në shtëpinë time nuk e duam. Ajo që thuhet për Berishën ngjan si hetim”, deklaroi Minxhozi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb