WASHINGTON- Minuta paniku dhe frike në Washington, kryeqyteti i SHBA-ve në gjendje alarmi. Gjithçka si pasojë e të shtënave me armë.

Policia amerikane njoftoi sot për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Kongresit amerikan, në Washington. Për pasojë ndërtesa është mbyllur dhe izoluar për arsye sigurie.

Njeriu që dyshohet se ka qëlluar, sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë, Kimberly Shnajder, “është neutralizuar”.

Në komunikatën e saj për mediat zëdhënësja e policisë nuk dha ndonjë shpjegim konkret për ngjarjen

Ajo që mësohet është se, pas të shtënave me armë askush nuk ka mundur të hyjë apo dalë nga Kongresi. Mësohet se Kongresi aktualisht është me pushime për dy javë, ndërsa punimet e tij pritet të fillojnë të hënën.

MEDIAT: NJE BURRE ESHTE VETEVRARE
Ora 22:30- “NBC News” raporton se një burrë vrau veten në Frontin Perëndimor të ndërtesës “Capitol Hill” dhe se pakoja e dyshimtë është valixhja e viktimës. “Nuk ka indikacione për akt terrorist”, tha një zyrtar federal për “NBC News”. Njerëzit që pretendojnë se janë në vendin e ngjarjes kanë postuar në Twitter duke thënë se autori po protestonte. Sipas tyre ai është vetëvrarë me një të shtënë të vetme. Viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi.

GJENDET NJË PAKO E DYSHIMTË
Ora 20:53- Sipas raportimit të zëdhënësës Schneideir, në taracën e pjesës perëndimore të kësaj ndërtese është gjetur një pako e dyshimtë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb