Nga të shtënat me armë në një kompleks të madh banimi në Atlanta të SHBA-së tre persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, njoftoi policia, duke shtuar se nuk pati të arrestuar menjëherë.

Policia në qarkun Dekalb tha se gjashtë personat u qëlluan të dielën mbrëma në kompleksin pranë Clarkston, një komunitet në një periferi në lindje të Atlantës.

Shane Smith, zëdhënës i policisë së qarkut i tha Atlanta Journal-Constitution se njerëzit që telefononin 911 raportuan të shtëna që ishin dëgjuar pak para orës 20:00 në kompleksin e banimit Brandon Hill, ndërsa oficerët që mbërritën gjetën se pesë persona ishin qëlluar, tre për vdekje.

Gazeta shtoi se dy të plagosurit u dërguan në spital me plagë të rënda dhe një i plagosur tjetër mbërriti më vonë në spitalin e zonës. Gjendja e të plagosurit nuk dihej menjëherë ndërsa policia nuk i dha menjëherë emrat e viktimave apo detaje të tjera lidhur me rastin.

Smith i tha gazetës se asnjë i dyshuar nuk ishte në paraburgim të dielën mbrëma pas të shtënave, duke shtuar se detektivët e policisë po intervistonin dëshmitarët dhe po mblidhnin prova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb