Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një burrë që ka hapur zjarr në një studio yoge në Tallahassee, në Florida dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Vrasësi ka vepruar i vetëm dhe autoritetet po hetojnë për motivet e këtij gjesti të rënde.

Sipas dëshmitarëve, burri vazhdonte të hynte dhe të dilte nga studio teksa gjuante me armë.
Më parë një zëdhënës i komunës kishte thënë që episodi lidhej me një mosmarrëveshje familjare.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb