Një 15-vjeçar vdiq dhe tre u plagosën, përfshirë një oficer policie gjatë të shtënave me armë në Uashington DC, në një zonë që konsiderohet zemra afrikano-amerikane e kryeqytetit plot me restorante, bare dhe dyqane. Të shtënat u zhvilluan në një kryqëzim, një distancë e shkurtër nga eventi i tretë vjetor i Moechella, një ngjarje me koncerte dhe shumë aktivitete.

Sipas policisë, gjatë mbrëmjes kishin shpërthyer një sërë përleshjesh dhe incidentesh, me kaosin e krijuar nga shpërndarja e njerëzve të pranishëm në një koncert. Autoritetet kishin vendosur kështu t’i jepnin fund ngjarjes për arsye sigurie. Disa njerëz u plagosën në nxitimin e tyre për t’u larguar nga zona.

Ngjarjet ndodhën mes orës 18:30 dhe 20:30 me orën lokale. Në vendngjarje u gjet një armë, por jo arma e zjarrit e cila dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e djalit dhe tre të plagosurit. Asnjë oficer policie nuk ka qëlluar dhe nuk ka pasur të shtëna me armë, thonë autoritetet.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb