Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar listat e sanksioneve që synojnë Iranin dhe rebelët Huthi të Jemenit nga lëvizja Ansar Allah, tha Departamenti i Thesarit i SHBA-së në një deklaratë.

Zgjerimi i sanksioneve ndaj Iranit lidhet me dërgesat e “pajisjeve të ndjeshme” nga Kina. Kufizimet tani zbatohen për disa nga kompanitë me seli në Kinë. Ato tani përfshijnë një individ dhe tetë kompani – përfshirë një nga Turqia – dhe një anije mallrash me flamur të Panamasë. Thesari i SHBA-së nuk specifikoi ngarkesën e saktë që dyshohet se është dërguar nga Kina në Iran.

Përveç kësaj, Thesari vendosi sanksione që synojnë shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës të operuara nga Houthi-t. Masat synojnë katër individë dhe dymbëdhjetë subjekte, duke përfshirë një kompani me zyra në Kishinau dhe në Ishujt Sejshell, si dhe dy anije cisternë. Sipas qeverisë amerikane, këto sanksione kanë ndërprerë aktivitetet e shumë kompanive fasadë të kontrolluara nga Houthi-t dhe kanë penguar skemat e tyre për të shitur “naftë dhe mallra të tjera në tregun e zi të Jemenit” dhe operacione të tjera kontrabande.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb