Guvernatori i shtetit të Teksasit, Greg Abbott, njoftoi sot se do të ndalojë procesin në zhvillim e sipër të rihapjes përballë rritjes së fundit në numrin e rasteve të COVID-19.

“Kjo pauzë e përkohshme do të ndihmojë shtetin tonë të frenojë përhapjen e virusit, derisa të mund të hyjmë në fazën e re të rihapjes për bizneset”, tha guvernatori në një deklaratë, duke kërkuar nga banorët që të vënë maska ​​dhe të respektojnë distancimin shoqëror.

“Si shtet, gjëja e fundit që duam të bëjmë është të kthehemi pas dhe të mbyllim dyqanet”, shtoi ai.

Texas është një nga shtetet e para amerikane që rihapi ekonominë e tij.

Ai është një nga shtetet jugore të SHBA-së ku epidemia ka patuar një reagim të fortë që nga fillimi i qershorit, me 5 551 raste të reja të COVID-19 të mërkurën, një numër Trekord.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: