Baret do të mund të rihapen pjesërisht në Teksas, përveç në vatrat e kontaminimit, njoftuan autoritetet lokale, edhe pae numri i personave të prekur nga koronavirusi vazhdon të rritet në këtë shtet në jug të SHAB-së.

“Teksasi është bërë gati të kalojë në fazën e dytë të rihapjes së tregjeve”, deklaroi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott në një konferencë shtypi.

Duke nisur nga e premtja, restorantet do të mund të rrisin kapacitetin e tyre të pritjes nga 25% në 50%. Baret dhe sallat e degustimit të verës do të rihapen për herë të parë me një kapacitet prej 25%.

Në këtë fazë janë përfshirë gjithashtu bowlinget dhe akuariumet.

Faza e parë për rimëkëmbjen ekonomike kishte filluar më 1 maj me restorantet, muzetë dhe qendrat tregtare, autorizuar për të hapur portat me kapacitete prej 25%.

Sallonet e bukurisë dhe parukeritë u rihapën më 8 maj, edhe ato me kapacitet të kufizuar.

Rastet e kontaminimit kanë vazhduar të rriten këto javët e fundit në Teksas. Të shtunën, shteti numëroi 1 801 raste të reja, një rekord që prej fillimit të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: