Prodhuesi i automjeteve të gamës së lartë “Tesla” u bë sot kompania më e shtrenjtë globale e automjeteve në Bursë, duke kapërcyer “Toyota”-n, edhe pse kompania e Elon Musk shet shumë më pak makina, sesa konkurrenti i saj japonez.

“Vlera e tregut e “Tesla”-s ka tejkaluar 207 miliardë dollarë në Nju Jork, duke lënë pas 201,9 miliardë dollarët e “Toyota”-s”, njoftoi agjencia Bloomberg.

Aksionet e “Tesla”-s u rritën me 3,8% në pothuajse 1,121 dollarë dhe ishin gati të përfundonin një rekord.

Kompania e themeluar nga Elon Musk, ka përjetuar një rritje të përshpejtuar dhe grupi ende planifikon të shpërndajë më shumë se gjysmë milioni makina në vitin 2020, pavarësisht pandemisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb