Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur testimet e anijes luftarake më të fuqishme që ka parë ndonjëherë njerëzimi. SHBA ka nisur testimet në lumin Kennebec. Anija luftarake është ndërtuar nga fabrika “Bath Iron Works” në shtetin e Maine.
Kelley Campana, punëtore e ‘Bath Iron Works’ ka thënë se i janë përlotur sytë nga pamja.
“Kjo është shumë emocionuese. Është e mrekullueshme të jesh ndërtues anijesh dhe amerikan”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e para në klasin e saj.
“Asnjëherë nuk ka pasur diçka të tillë. Kjo ka pamjen e të ardhmes”.
Anija ka një peshë prej 15 mijë tonësh dhe ka 16 sisteme goditëse raketore. Mjeti lundrues ka kushtuar 4,5 mld dollare.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: