Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar presidentin kinez Xi Jinping të zhvillojë bisedime me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi se Uashingtoni dëshiron që Kina të dëgjojë “jo vetëm perspektivën ruse” për luftën në vazhdim, por edhe atë të Kievit.

Është raportuar se presidenti Xi Jinping planifikon të zhvillojë një komunikim me video me Zelenskyy pasi udhëheqësi kinez të takohet me Vladimir Putin në Rusi në fillim të javës së ardhshme. Megjithatë, Sullivan tha se Ukraina nuk e ka konfirmuar ende zhvillimin e një telefonate mes Zelenskyy dhe Xi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb