SHBA nuk do të njohë kurrë pretendimet ruse për sovranitet mbi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“27 Shkurti do të shënojë përvjetorin e gjashtë të aneksimit të Rusisë të gadishullit ukrainas të Krimesë, kurse Shtetet e Bashkuara ripohojnë: Krimea është Ukrainë”, tha Pompeo në një deklaratë të mërkurën.

“Siç nënvizohet në Deklaratën tonë të Krimesë në korrik 2018. Shtetet e Bashkuara nuk kanë njohur dhe nuk do të njohin kurrë pretendimet e Rusisë për sovranitet mbi gadishullin. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i jap fund pushtimit të saj të Krimesë”, shtoi ai.

Në një vizitë zyrtare shtetërore në shkurt, Turqia gjithashtu nënvizoi se nuk e njeh aneksimin e paligjshëm Rus të Krimesë.

Mbështetja e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojë, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Turqia po “monitoron nga afër” situatën e turqve Tatarë të Krimesë dhe do të vazhdojë t’i mbështesë ata me autoritetet ukrainase, shtoi ai.

Zelensky, nga ana e tij, tha që vendi i tij është mirënjohës për ndihmën ushtarake dhe financiare nga Turqia.

Tatarët etnikë të Krimesë janë përballur me përndjekje që prej marrjes së gadishullit nga Rusia në vitin 2014, akte këto të cilat Turqia i ka denuar.

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në krye të diskutimeve që kur Rusia aneksoi Krimesë pas një referendumi të diskutueshëm.

SHBA dhe Turqia, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB, e konsideruan këtë veprim si të paligjshëm.

Ukraina ka fajësuar gjithashtu Kremlinin për dhunën separatiste në Donbas, në lindje të vendit, afër kufirit të saj me Rusinë, e cila ka marrë rreth 13,000 jetë njerëzish.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb