Zona lindore e New Orleans, në SHBA, është goditur nga një tornado që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë 18000 njerëz pa energji elektrike.

Bilanci i parë flet për një të vdekur dhe disa të plagosur.

Zona më e goditur është ajo e Arabi, ku shërbimet e emergjencës po përpiqen të gjejnë persona të plagosur ose të bllokuar.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë që tornado që po avancon në qytet, po sjell shkatërrime të mëdha gjatë kalimit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb