Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se SHBA-ja ishte shumë pranë një marrëveshjeje tregtare me Kinën pas 19 muajve një lufte tregtare mes dy fuqive më të mëdha ekonomike botërore.

“Ne jemi shumë pranë një marrëveshjeje të madhe tregtare me Kinën”, theksoi në Twitter drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë.

“Ata e duan, dhe ne e duam gjithashtu”, shtoi ai, i cili dërgën që prej disa javësh sinjale kontradiktore për këtë çështje duke krijuar pasiguri në tregje.

Ai përmendi së fundi mundësinë e një kompromisi vetëm pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2020.

Pekini theksoi se negociaorët e dy veneve kanë tashmë një komunikimit të ngushtë.

Dy vendet kanë që prej 19 muajsh mosmarrëveshje që kanë sjellë vendosjen e ndërsjellë të tarifave doganore shtesë për qindra miliardë dollarë këmbime vjetore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb