Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës si një hap gjigant drejt paqes.

 

“Ndoshta është një hap i parë prej gjiganti drejt paqes”, shkruan në profilin e tij në “Twitter” Donald Trump duke vlerësuar gjestin e shkëmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe Kievit.

 

“Një lajm shumë i mirë”, thotë presidenti amerikan që përgëzon të dy vendet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb