Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot rrjetin e tij të preferuar social, Twitter, se po e censuron për të favorizuar të majtën.

”Ata i pengojnë qytetarët të më ndjekin në Twitter dhe e kam shumë të vështirë të përcjell mesazhin tim”, denoncoi ai në televizionin Fox Business.

”Këta individë janë të gjithë demokratë, ata janë plotësisht në anën e tyre”, theksoi Trump.

”Nëse nesër do të njoftoja që unë do të bëhem një demokrat, atëherë do të fitojë pesë herë më shumë abonentë”, vijoi ai.

”Kjo e bën Twitter-in të jetë i tmerrshëm. Shumë individë më kanë pohuar se nuk munden të më ndjekin në Twitter”, theksoi Trump. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: