Twitter i forcoi sërish rregullat e tij për të luftuar keqinformimin në lidhje me pandeminë, duke zgjeruar llojet e mesazheve që mund t’u sinjalizohen përdoruesve si potencialisht “mashtruese” ose “të diskutueshme”.

Rrjetet sociale po konkurrojnë për të frenuar valën e lajmeve të rreme, teoritë e komplotit, thashethemet dhe barnat-mrekulli të rreme që kanë pushtuar internetin prej disa javësh.

“Tani e tutje, ne do të përdorim etiketa dhe mesazhe paralajmëruese për të dhënë shpjegime shtesë dhe sqarime në situatat kur tweet-et kanë më pak të ngjarë të dëmtojnë, por prapëseprapë mund të hutojnë ose mashtrojnë njerëzit”, lajmëroi platforma në një njoftim për shtyp.

Në varësi të potencialit të rrezikut të mesazheve (të moderuar ose të fortë) dhe llojit të problemeve që ato ngrejnë (informacion i paverifikuar, i diskutuar ose mashtrues), moderatorët e rrjetit do të përgjigjen me paralajmërime ose njoftime dhe do të shkojnë deri në tërheqje të tyre në rastin më të keq (informacion mashtrues dhe i rrezikshëm).

Twitter synon të mbështetet te partnerët e besuar për të identifikuar përmbajtjen e dyshimtë që mund të jetë e dëmshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: