SHBA-ja mund të jetë e gatshme të zgjasë traktatin e fundit të madh për armët bërthamore me Rusinë, por vetëm në kushte të rrepta, tha sot një zyrtar i lartë amerikan.

Të dy vendet kryen bisedime në Vjenë të hënën për marrëveshjen “New START”, e cila kufizon numrin e armëve të tyre bërthamore dhe skadon në shkurt 2021, ku Kina nuk pranoi të marrë pjesë, pavarësisht dëshirës së SHBA-së dhe Aleancës Atlantike.

Marshall Billingslea, i cili udhëheq negociatat nga pala amerikane, tha se vendi i tij nuk do të refuzonte apriori një zgjatje, qoftë edhe me një afat të shkurtër, të traktatit ekzistues.

“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një zgjatje të kësaj marrëveshje, por vetëm në rrethana të caktuara”, tha zyrtari para gazetarëve.

Billingslea shprehu keqardhje që pala kineze kishin refuzuar të merrte pjesë në bisedime të hënën, por theksoi se bisedimet me rusët kishin qenë frytdhënës dhe se një raund i dytë i bisedimeve mund të zhvillohej në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb