SHBA-ja vlerësoi se Bjellorusia nuk është një ekonomi tregu dhe për këtë arsye do të vazhdojë të zbatojnë tarifa më të larta për importet nga ai vend, njoftoi sot Departamenti amerikan i Tregtisë.

 

“Administrata amerikane qartësoi se do të vazhdojë të mos e konsiderojë Bjellorusinë si një ekonomi tregu në llogaritjen e marzheve të “dumpingut”, që synojnë të kompensojnë çmime eksporti qëllimisht më të ulëta sesa në tregun e brendshëm”, tha institucioni.

Ky vendim vjen në një kohë kur Bjellorusia është tronditur nga protesta historike që pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të konsideruara si mashtrim.

Opozita bjelloruse kërkon largimin e presidentit aktual, Alexander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb