Uragani Ida i cili është efektiv në Louisiana të SHBA-së ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona.

Në qytetin New Orleans në Louisiana, përmbytjet dhe stuhitë e fuqishme si pasojë e uraganit kanë shkaktuar dëme në linjat e elektricitetit.

Teksa mijëra njerëz po bëjnë përpjekje për të riparuar linjat elektrike, zyrtarët kanë theksuar se krahas mungesës së energjisë elektrike, ndërprerjes së ujit, problemeve të ushqimit dhe gazit ata po përpiqen të sigurojnë ushqime falas për popullatën e rajonit të prekur edhe nga i nxehti përvëlues.

LaToya Cantrell, kryebashkiakja e New Orleansit shpalli orë policore natën për të parandaluar krimet e mundshme pasi qyteti ndodhet në errësirë dhe se uragani ka dëmtuar linjat elektrike.

Në anën tjetër, uragani Ida i cili goditi të dielën rajonin Louisiana me një stuhi në kategorinë 4 ka shkaktuar shkatërrime masive në qytetin Grand Isle në Louisiana.

Gjysma e rreth 1.400 strukturave në qytet janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.

Po ashtu rruga kryesore në qytet u bllokua pothuajse plotësisht nga rëra e sjellë nga dallgët e baticës dje ndërsa shtyllat e energjisë gjithashtu janë dëmtuar rëndë.

Në Tennessee anulohet festivali i muzikës dhe artit

Edhe në rajonin Tennessee, për shkak të shirave nga uragani Ida është anuluar festivali i muzikës dhe artit Bonnaroo në qytetin Nashville.

Organizatorët theksuan se nuk është i sigurtë përdorimi i automjeteve dhe kryerja e kampingut për shkak të mbushjes me ujë të hapësirave të festivalit.

Festivali i cili mbahet çdo vit dhe i cili këtë vit pritet të fillojë më 2 shtator, ishte planifikuar të fillonte në hapësirën e një ish ferme në Manchester rreth një orë në juglindje të Nashville.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb