Uragani Sally ka prekur tokën në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë me dije National Hurricane Center.
Zona më e goditur është Gulf Shores, në Alabama. Stuhia e kategorisë 2, me erëra që kanë shkuar deri në 165 km/orë mund të shkaktojë ‘përmbytje katastrofike’, në zonat bregdetare, ka thënë qendra e Miamit.

Deri tani shumë banorë janë evakuuar nga zonat me rrezikshmëri të lartë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb