UASHINGTON– Ushtria amerikane parashikon të pozicionojë 150 tanke dhe mjete të blinduara në shumë vende anëtare të NATO-s, ku një pjesë e madhe do të vendosen në vendet e Evropës Lindore për të marrë pjesë në manovra stërvitore, sipas gjeneralit, Ben Hodges.

Ky projekt bën pjesë në operacionin “Atlantic Resolve”, që ka për qëllim garantimin e vendeve balltike si dhe Poloninë, të shqetësuar nga manovrat e Rusisë kryesisht në Ukrainë.

Përveç këtij pozicionimi të blindeve, trupa tokësore do të dërgohen rregullisht për disa muaj që të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët në këto vende.

Rreth 50 mjete të blinduara ndodhen në vend dhe rreth 100 tanke të tipit “Abrams M1″ dhe mjete luftimi dhe mjete luftimi të tipit “Bradley” do të pozicionohen fillimisht në Gjermani, dhe më pas në vende të tjera, kur trupat amerikane të fillojnë manovrat stërvitore me ushtarë të tjerë të vendeve partënere në Alenacën e Atlantikut, theksoi gjenerali amerikan Ben Hodges, që aktualisht ndodhet në Estoni.

SHBA-ja aktualisht ka 29 mijë trupa të pozicionuar në Gjermani, Itali dhe Belgjikë, por Uashingtoni e rriti numrin e këtyre ushtarëve në rajon për t’i dërguar një sinjal Rusisë dhe Partënerëve të vetë në NATO.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb