Shtëpia e Bardhë ka deklaruar ditën e sotme se Ukraina do të jetë në gjendje të marrë tanket Abrams disa muaj më shpejt se sa pritej sipas një plani të ri që do të vërë në veprim një model të ri transporti.

Lëvizja, e konfirmuar nga zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, vjen mes raporteve se Ukraina do të kërkojë të fillojë një shtytje të re në përpjekje për të rifituar territorin e humbur nga pushtimi rus edhe në mes të përballjes së vështirë në qytetin e Bakhmutit në lindje.

“Pentagoni po punon sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendoj se do të kenë të reja në lidhje me dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë pak më shpejt se sa pritej”, tha Kirby.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb