SHBA – Veshjet më të pazakonta tradicionale janë prezantuar për qytetarët e mbarë botës nga femrat më të bukura të botës, një ditë para zhvillimit të spektaklit ndërkombëtar të Bukurisë “Miss Universe” në SHBA.

Në spektakël marrin pjesë edhe dy vajza shqiptare: Zhaneta Byberi nga Shqipëria dhe Artnesa Krasniqi nga Kosova.

“Miss Universe” do të mbahet në këtë 63-vjetor të tij në një qytet të vogël të quajtur Doral të Floridas, që dëshmon një largim të çuditshëm nga vendet tipike ku zhvillohej më parë ky konkurs, qytetet e mëdha e tepër të njohur si Las Vegasi, Moska apo Mexico City.

Qyteza Doral, që është 12 kilometra larg nga Miami, duket se është mjaft e këndshme për të pritur konkurrentet. Në të është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve nga Venezuela.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: