Grupi për të drejtat e njerëzve, “Sandy Hook Promise”, ka deklaruar se viti 2018 ka qenë  viti më i rëndë sa i përket numrit të rasteve të sulmmeve  të armatosura në  shkollat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Qendrës për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, gjatë vitit 2018 kanë ndodhur 94 sulme të armatosura nëpër shkolla, shifër e cila paraqet një rritje prej 60 për qind në krahasim me rekordin e kaluar, i cili ishte shënuar në vitin 2006 me 59 sulme të ndodhura. Të dhënat janë krahasuar me regjistrimet e rasteve nga viti 1970 e deri më sot.

Në vitin 2018, sulmet e rrezikshmërisë së lartë në Parkland të Floridas dhe Santa Fe të Teksasit e kanë nxitur një debat kombëtar për dhunën me armë nëpër shkolla. Në Parkland ishin vrarë 17 nxënës dhe anëtarë të stafit, ndërsa dhjetë nxënës dhe mësues ishin vrarë në Santa Fe,  shkruan “The Guardian”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb