Thesari amerikan ka shpërndarë të ashtuquajturën ‘Putin list’, listën me emrat e oligarkëve rus pranë presidentit Vladimir Putin, të cilët mund të kenë sanksione. Në listë figurojnë 210 emra, ndër të cilët 114 politikan dhe 96 oligarkë rus. Mes këtyre të fundit edhe Roma Abramovich, themeluesi i kolosit industrial të Oleg Deripaska.

Për momentin Kongresi Amerikan ka vendosur të mos aplikojë sanksione të reja kundër Moskës.

Në fushën politike emri që spikat në ‘black list’ është ai i kryeministrit Dmitry Medvedev.

Në listën e Thesarit ka shumë njerëz të cilët janë mbështetës të Putinit, mes tyre edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, disa këshilltarë dhe anëtarë të Kabinetit të presidentit rus.

Ja lista me disa emra të njohur që kryesojnë.
Kryeministri Dmitri Medvedev, ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu, ministri i Zhvillimit ekonomik Maksim Oreshkin, ministri i Energjitikës Aleksandr Novak dhe ai i Sportit Pavel Kolobkov.
Lista mbyllet ndër të tjera me administratorin e deleguar të Gazprom dhe Rosnefr, respektivisht Aleksey Miller dhe Igor Sechin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb