Prej pak kohësh Gavin Brennan, një djalë nga Massachusetts, ka festuar 7 vjetorin. Por vogëlushi ka pasur shumë vështirësi me shëndetin. Në janar ai është diagnostikuar me një tumor dhe pas pak muajsh , teksa gjendej në spital për kimeoterapinë ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kushtet e tij shëndetësore janë përkeqësuar pas një polmonie. Tani në një distancë prej pak muajsh. Gavin ka mposhtur koronavirusin, ka përfunduar kimeoterapinë dhe mund të kthehet në shtëpi me mamin dhe babain.

Gavin është kthyer në shtëpi në ditën e ditëlindjes së tij të 7, të henën e shkuar. Ai është shoqëruar nga një varg makinash dhe nga shumë njerëz që e kanë përshëndetur nga dritaret. Ajo që ka pasur shenjat e para të koronavirusit ka qenë nëna e Gavin, April Brennan. Më pas edhe vogëlushi ka filluar të ketë pak temperaturë. Por ishte asintomatik. Pas dy javësh, kushtet e tij janë përkeqësuar me prekjen e tij nga polmoniti.’Ishim shumë të frikësuar. Dukej surreale’, ka thënë April. Tani Gavin është shëruar nga koronavirus dhe ka mbaruar kimeoterapinë. Prindërit e tij janë të pritje të rezultatit të kimeoterapisë kundër tumorit. Ndërkohë ata janë shumë të lumtur dhe mirënjohës që janë sërish bashkë.

‘Nëse i kemi mbijetuar kësaj, mund t’i mbijetojmë gjithçkaje’, ka thënë mami i vogëlushit, edhe ajo e shëruar tashmë nga Covid-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb