SHBA- Qëndron e shtrirë në dyshemenë e Shtëpisë së Bardhë dhe qan e dëshpëruar për një nga kapriçot e saj, që s’ka gjë që e ndal, madje as vetë presidenti i SHBA-ve Barack Obama.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së Pashkëve hebraike, në muajin prill, por fotoja e vogëlushes mbi dysheme në rezidencën presidenciale në Washington është hedhur në rrjet vetëm tani.

Atë e ka hedhur në Twitter xhaxhai i saj, i quajtur Benjiamin Moser, ndërsa është rihedhur edhe nga e ëma e saj, gazetarja Laura Moser.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: