SHBA- Një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasje, pasi ka qëlluar për vdekje ditën e shtunë një person me ngjyrë, i cili ishte i paarmatosur. Një video e filmuar nga një kalimtar ka treguar policin Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë pas shpinë, teksa ai largohej pas një zënke. Sipas ligjeve të Karolinës së Jugut, Slager nëse shpallet fajtor për vrasje mund të marrë dënimin maksimal që është ai me vdekje.

Një avokat i familjes së viktimës deklaroi se” 50-vjeçari nuk përbënte kërcënim për askënd tjetër dhe se sjellja e policit ishte krejtësisht e pajustifikuar”.

Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë. Vdekja e Michael Brown në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork, vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: