SHBA– Protestuesit e zemëruar i kanë vendosur zjarrin ndërtesave dhe makinave të policisë në Ferguson, Misuri, ku raportohet për 14 të plagosur dhe 61 persona të arrestuar.

Protestat dhe dhuna nisën pas shpalljes së vendimit nga Prokurori i Qarkut St Louis, Rbert McCulloch për të mos ndjekur penalisht oficerin e policisë Darren Wilson, i cili akuzohet për vrasjen e një të riu me ngjyrë para pak kohësh.

Turmat e zemëruara dolën në rrugë rreth selisë së policisë së Fergusonit, pasi gjykata vendosi se nuk kishte asnjë shkak të mundshëm për të ngarkuar oficerin Darren Wilson me ndonjë krim për vrasjen e Michael Broëwn 18-vjeçar.

Policia ka raportuar se protestuesit qëlluan 150 të shtëna me armë, ndërsa dhjetëra biznese janë rrafshuar në tokë nga zjarrvënësit.

Shefi i Policisë St. Louis, Jon Belmar tha se trazirat këtë herë ishin më serioze se ato që shpërthyen menjëherë pas vrasjes së të riut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: