Gjiganti automobilistik gjerman, Volkswagen do të tërheqë mbi 56 000 automjete SUV nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga rreziku se mund të pësojnë thyerje të amortizatorit të pasëm pa ndonjë paralajmërim dhe kështu të bëjë shoferët të humbin kontrollin mbi automjetin e tyre.

Tërheqja do të përfshijë modelet ”Golf hatchbacks” të prodhuara në periudhën 2015 -2019, ”Golf Sportwagen” 2017-2019, ”Jetta sedan” 2019 dhe modelin Tiguan SUV të prodhuar në vitet 2018 dhe 2019.

Administrata Kombëtare për Siguri në Autostrada tha sot në një publikim se një amortizator i thyer mund të dëmtojë gomën e automjetit dhe të shkaktojë rrezik.

Dokumentet e publikuara nuk përmendin aksidente konkrete.

Agjencia për Siguri tha se prodhuesi i amortizatorëve ka përdorur materiale të gabuara në fazën e prodhimit.

Zëvendësimi i pjesëve do të bëhet nga shitësit e automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: