Gjiganti i telekomunikimit “Huawei”, ka ndihmuar në mënyrë të fshehtë Korenë e Veriut që të ngrejë dhe mbajë funksionale linjat e saj të rrjetit Wi Fi të teknologjisë 3G, sipas “Washington Post” që citon dokumente të marra nga një ish-punonjës i kompanisë kineze.

 

“Huawei” bashkë me kompaninë tjetër kineze, “Panda International Information Technology” ka punuar në tetë vitet e fundit mbi një seri projektesh në Korenë e Veriut.

 

Sipas këtyre informacioneve ngrihen dyshime se “Huawei” ka shkelur normat amerikane për furnizimin e Koresë së Veriut me aparatura.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb