Një xhackpot rekord për lotarinë Mega Million në Shba, e cila dje nuk regjistroi asnjë fitues duke shkuar në 868 milion dollarë, çmimi i dytë më i lartë në historinë e lotarive amerikane.

Sipas asaj që bëhet e ditur, asnjë lojtar nuk ka arritur të gjejë gjashtë numrat e estracionit, 3, 45, 49, 61, 69 dhe Mega Ball 9.

Ekstracioni i ardhshëm do të jetë të premten dhe sipas disa llogaritjeve, mundësitë për të fituar janë një në 302,5 milion.

Rekordi absolut është fiksuar në janar të 2016, me jackpot prej 16 miliard dollarë në lotarinë Powerball.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb