SHBA-Një ekzemplar i rrallë gjarpri me dy koka është zbuluar në një kopsht në Virginia, SHBA, dhe është kapur nga Virginia Wildlife Management and Control.

Në një postim në Facebook studiuesi John D Kleopfer ka shpjeguar se si gjarpri me dy koka, shumë i rrallë për nga forma e tij, nuk është në gjendje për të mbijetuar në mënyrë të pavarur dhe për të përballuar sfidat e tw pwrditshmes.

Doktor Kleopfer ka shpjeguar që koka e majtë ka një ezofag dominues, ndërsa koka e djathtë ka gojën më të zhvilluar për t’u ushqyer.

Gjarpërinjtë me dy koka rriten mesatarisht nga 46 deri në 92 cm, ndërsa ky gjarpër shumë i vogël akoma është vetëm 15 cm.
Studiuesi ka thënë që gjarpri nuk është i rrezikshëm.

Ekzemplari tani do ti dhurohet me shumë mundësi një strukture zoologjike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb