SHÇBA ka reaguar në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit.

Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

Përmes një njoftimi shpërndarë mediave, SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: